Prishtina e Re ruan kreun, shtatë skuadra vijojnë garën për titull në Ligën e Parë

Xhiroja e 10-të e Ligës së Parë ka përfunduar, ndërsa shumica e ekipeve pretendente arritën të marrin pikët e plota.

Të lidhura

None found

Prishtina e Re triumfoi minimalisht 0-1 në transfertën ndaj Kikës dhe vazhdon të kryesojë klasifikimin. Fitore me të njëjtin rezultat regjistroi edhe Liria e Prizrenit, e cila mposhti Trepçën.

Trepça ’89 u ndal në një barazim 0-0 përballë KF Mitrovicës. Ndërkohë, Ferizaj, nën drejtimin e Arbnor Morinës, fitoi bindshëm 1-4 ndaj Dinamo Ferizajt.

Rezultatet e plota të kësaj jave janë:

2 Korriku 1-0 Istogu

Ramiz Sadiku 1-1 Vjosa

Kika 0-1 Prishtina e Re

Lepenci 2-2 Besa e Pejës

Mitrovica 0-0 Trepça ’89

Rilindja 74 1-1 Vëllaznimi

Dinamo Ferizaj 1-4 Ferizaj

Trepça 0-1 Liria

Tefik Çanga 0-3 Suhareka

Pas këtyre rezultateve, Prishtina e Re kryeson me 21 pikë, ndërsa Liria ndodhet vetëm një pikë pas saj. Dinamo Ferizaj renditet e treta me 19 pikë.

Rilindja 1974 ka grumbulluar 18 pikë, Trepça ’89 ka 17, ndërsa KF Suhareka dhe Ferizaj ndajnë nga 16 pikë.


Quantcast