Policia ka bërë të ditur identitetin e personit që u gjet pa shenja jete pranë lumit Lanë, në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është shtetasi me inicialet I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë.
Më herët, autoritetet kishin njoftuar për gjetjen e një personi pa shenja jete pranë shtratit të lumit Lanë, ndërsa informacioni i fundit konfirmoi identitetin e tij.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë.”

