Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD kundër konsultimeve të Begajt: Kriza nuk zgjidhet pa largimin e Ramës. 3 kërkesa për fundin e krizës

Lajme E diel, 18 Tetor 2026 16:35
PD kundër konsultimeve të Begajt: Kriza nuk zgjidhet pa largimin e Ramës. 3 kërkesa për fundin e krizës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Në një deklaratë për mediat, PD kundërshton përfshirjen e Presidentit Bajram Begaj në konsultimet për zgjidhjen e krizës politike, duke e akuzuar atë për bashkëpërgjegjësi në afera me pronat e ushtrisë.

Sipas Partisë Demokratike, kriza e legjitimitetit të qeverisë nuk mund të zgjidhet pa plotësimin e kërkesave të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, si dhe të opozitës. PD rendit tri kërkesa kryesore: dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare me mandat për përgatitjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare; heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, si dhe të çdo politikani për të cilin organet e drejtësisë kërkojnë ndjekje penale për korrupsion.

Mund t'ju interesojë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 4 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 5 orësh
Flet Erion Braçe për protestat

Flet Erion Braçe për protestat

Para 5 orësh

Në deklaratë, opozita paralajmëron se nuk do të njohë asnjë negociatë apo marrëveshje që bie ndesh me këto kërkesa ose që, sipas saj, synon të zgjasë qëndrimin e Edi Ramës në pushtet. Partia Demokratike e konsideron plotësimin e këtyre kushteve të panegociueshëm për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Deklarata e plotë

Lajme të mediave të ndryshme informojnë se kukulla e Edi Ramës, Bajram Begaj, me porosi të bosit të tij ka filluar takimet dhe konsultimet për zgjidhjen e krizës, element keqësues i së cilës është edhe ai vetë.

Begaj është bashkautor me Padrinon në afera të mëdha vjedhjesh klamoroze të pronave të ushtrisë dhe për këtë bashkëvjedhje u shpërblye me postin që mban dhe kërkon tashmë jo të zgjidhë, por të thellojë edhe më tej krizën, pavarësisht nga pasojat katastrofale të saj në vend.

Ndaj, në këto momente kritike për vendin, Partia Demokratike deklaron se: Zgjidhja e krizës së rëndë të mungesës së legjitimitetit të qeverisë aktuale të krimit ka si kusht themelor dhe të panegociueshëm plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të revoltës së studentëve e gjimnazistëve të Tiranës, si dhe të Partisë Demokratike e mbarë Shqipërisë:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.
Krijimin e një qeverie kujdestare me mandat përgatitjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.
2. Heqjen e menjëhershme të imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut e cilitdo politikani që kërkojnë për veprën penale të korrupsionit organet e drejtësisë!
3. Partia Demokratike deklaron se ajo nuk do të njohë asnjë lloj negociate apo marrëveshjeje që bie ndesh me kërkesat e mësipërme apo që kërkon t’i zgjasë jetën Edi Ramës, kufomë e pakallur politike.

Etiketat e lidhura

begajPDrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 5 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 5 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Tirana si në luftë!
Para 8 orësh

Tirana si në luftë!

4 Balla: B*mbë molotov mbi trupat e Policisë, efektivët po mbrojnë Shqipërinë nga kaosi
Para 9 orësh

Balla: B*mbë molotov mbi trupat e Policisë, efektivët po mbrojnë Shqipërinë nga kaosi

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.