Reuters pasqyron ditën e pestë të protestës në Tiranë (FOTO)
Këto janë fotot që agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar lidhur me ditën e pestë të protestës në Tiranë.
Reuters shkruan se Policia shqiptare ka përdorur plumba që dyshohet se janë gome ndaj protestuesve në Tiranë, gjatë ditës së pestë të protestave në të cilat kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Gazetarët e agjencisë gjetën në tokë fishekë me saçme gome, ndërsa dy gazetarë të saj dhe disa protestues u goditën prej tyre. Shefi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e këtyre mjeteve, duke deklaruar se të gjitha mjetet janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Rama deklaroi se qeveria respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por theksoi se nuk do të tërhiqet nga përgjegjësia për të garantuar drejtësinë dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, shkruan Reuters.
Protestuesit zhvendosen te “Zogu i Parë”, thyejnë xhama të bizneseve, djegin kosha dhe ndalojnë ambulancën (VIDEO)
Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital
Protestuesit u vënë flakën koshave dhe hedhin sende të forta drejt godinës së Gjykatës së Lartë
- 16:45 Protestuesit zhvendosen te “Zogu i Parë”, thyejnë xhama të bizneseve, djegin kosha dhe ndalojnë ambulancën (VIDEO)
- 16:17 Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital
- 16:01 Protestuesit u vënë flakën koshave dhe hedhin sende të forta drejt godinës së Gjykatës së Lartë
- 15:56 Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
- 15:54 Protestat në Shqipëri, caktohen masat e sigurisë për të ndaluarit: 21 të mitur nën mbikëqyrjen e familjarëve
- 15:50 Policia shpërndan protestuesit pranë Kryeministrisë me gaz lotsjellës dhe ujë