Demokratët Europianë kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat në Shqipëri, duke i dalë në mbrojtje studentëve dhe duke kritikuar mënyrën se si qeveria po përballet me pakënaqësinë qytetare.
“Jo, kryeministër Rama!”, thuhet në mesazhin e publikuar, ku theksohet se nuk janë studentët ata që po vënë në rrezik të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Sipas Demokratëve Europianë, kërcënimi ndaj kësaj të ardhmeje lidhet me arrogancën dhe represionin e një qeverie që, sipas tyre, refuzon të dëgjojë qytetarët e saj.
Në reagim nënvizohet se aspiratat europiane të Shqipërisë nuk duhet të përdoren për të fajësuar të rinjtë që dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Postimi vjen në një kohë kur protestat studentore kundër qeverisë vijojnë në vend, mes tensioneve dhe përplasjeve me forcat e policisë.












