Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 6-të e protestave studentore/ Tirana në tension nga dhuna policore ndaj të rinjve

Sheshi ‘Skënderbej’ arenë lufte: Studentët të pamposhtur nga barbaria policore, i hipin autobotit të ujit

17:39, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë të rinjtë.

Në përgjigje të ndërhyrjes policore, protestuesit e kanë marrë përpara turmën e policëve, ku një qytetar është ngjitur përpara autobotit të ujit, duke sfiduar forcat e rendit.

Ngjarja shënon një tjetër moment tensioni në ditën e gjashtë të Revoltës Studentore, ndërsa të rinjtë vijojnë protestën kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco