Pamjet e dhunës pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, të cilat sot i kanë parë të gjithë shqiptarët, janë një kopjim identik me ato që ka bërë Aleksandër Vuçiç në Serbi.
Ngjashmëritë me skenat e regjistruara në Serbi siç shihen në video janë identike, ku në Beograd civilët e futur nga Vuçiç në selinë e partisë së tij kanë sulmuar me molotov dhe mjete të tjera protestuesit.
Mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiçit u përballën me demonstruesit pranë selive partiake, janë alarmante. Kur politika e zhvendos konfliktin nga institucionet te përplasja fizike mes qytetarëve, pasojat mund të dalin jashtë çdo kontrolli.
‼️PRISTALICE REŽIMA PIROTEHNIKOM NA NAROD‼️ https://t.co/OugmCBPFqd
— Studenti Singidunuma (@singistudenti) August 14, 2025
Pamje të tilla tronditëse janë regjistruar sot edhe pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku, sipas raportimeve dhe videove të publikuara, persona civilë të ndodhur brenda ambienteve të selisë janë përfshirë në përplasje me protestuesit, duke përdorur shkopinj dhe mjete të tjera dhune.
Përtej dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, shqetësimi më i madh lidhet me rrezikun që krijon përfshirja e personave civilë në një konflikt politik që tashmë po shoqërohet me tensione të forta në rrugët e kryeqytetit.
Në një situatë të tillë, përgjegjësia e drejtuesve politikë është të ulin tensionet, jo të lejojnë që përplasja të marrë përmasat e një konflikti mes grupeve të qytetarëve.
Rama kopje e Vuçiçit
Siç shihet në video, ajo që po ndodh në Tiranë sjell në vëmendje skenat e regjistruara në Serbi gjatë protestave kundër Aleksandar Vuçiçit. Në gusht 2025, pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS), u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe personave të rreshtuar në mbështetje të partisë në pushtet. Në disa prej pamjeve të publikuara nga mediat serbe shihen edhe mjete piroteknike të hedhura drejt qytetarëve.
Ngjashmëria shqetësuese qëndron te shfaqja e grupeve të civilëve në krah të strukturave politike, në një moment kur zemërimi qytetar shprehet përmes protestave.
© SYRI.net
Maskat me shkopinj brenda selisë së PS/ Dervishi: Ky është grupi negociator për… negociatat me BE
VIDEO/ Studentja: Kjo nuk është normale, nuk e meriton atë kryeministër ky vend i jonë
Demokratët europianë: Edi Rama arroganca dhe represioni i qeverisë rrezikojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë, jo studentët