Aktualitet

Protestuesit rikthehen në bulevard, flakë tek Ministria e Brendshme!

Pas përplasjeve dhe situatës së tensionuar te Komisariati i Policisë nr. 3, protestuesit janë rikthyer në bulevard dhe po sulmojnë me molotovë, gurë dhe mjete piroteknike Ministrinë e Brendshme. Teksa shumë forca policore sillen përreth unazës së vogël, duket se blutë e lanë zbuluar për disa minuta Ministrinë e tyre. Përgjigja me gaz lotsjellës nuk ka munguar, ndërsa RENEA rikthehet tek Kryeministria.

Protestuesit i kanë vënë flakën recepsionit të Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë beteje me efektivët që tentuan të  shuajnë flakët me mjete rethanore, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Të paktën katër efektivë janë lënduar gjatë përplasjeve në perimetrin e Komisariatit.

“Vetëm molotovë e gurë. Janë shumë efektivë të lënduar. Sasi e madhe molotovi”, është shprehur një prej efektivëve të policisë, pas situatës së krijuar në Komisariatin nr. 3. Efektivi ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe bomba molotov në sasi të mëdha. Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.