Deputetja e PS, Mila: Shqipëria në BE nuk duhet të ketë asnjë hezitim, t’i themi ndal dh*nës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e tensionuar në vend, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së protestës paqësore dhe refuzimit të çdo forme dhune. Mila u referohet qëndrimeve të Ambasadës Amerikane dhe Komisionit Europian, të cilat, sipas saj, sjellin qartësi në një klimë të karakterizuar nga përplasjet dhe dezinformimi. Ajo thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet, ndërsa dhuna ndaj njerëzve, institucioneve dhe pronës publike e private është e papranueshme.

Postimi i plotë

Historia na ka kushtuar shumë për t’ia dorëzuar sërish frikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto ditë të trazuara, kur përplasjet na rëndojnë dhe lumi i dezinformimit mjegullon të vërtetën, qëndrimet e Ambasadës Amerikane dhe të Komisionit Europian sjellin qartësi: e drejta për të protestuar paqësisht duhet mbrojtur, ndërsa dhuna ndaj njerëzve, institucioneve dhe pronës publike e private është e papranueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto deklarata janë një thirrje ndërgjegjeje. Për të ndalur një çast e për të kuptuar çfarë rrezikojmë të humbasim. Për të dalluar rrugën që na çon përpara nga ajo që na kthen te plagët e së shkuarës.

Bindjet mund të na ndajnë sot, por e ardhmja e këtij vendi na lidh përgjithmonë. Duhet t’u lëmë fëmijëve tanë një Shqipëri ku fjala dëgjohet, jeta mbrohet dhe e nesërmja pritet me shpresë. Një Shqipëri ku të mund ta ndërtojnë të ardhmen me dinjitet, në shtëpinë e tyre europiane.

Le të kemi forcën ta mbrojmë paqen dhe kurajën t’i themi ndal çdo dhune, edhe kur nuk mendojmë njësoj. Mos e lëmë zemërimin e ditës të na rrëmbejë të ardhmen që kemi pritur kaq gjatë. Shqipëria në BE nuk duhet të ketë as më të voglin hezitim e secili prej nesh e ka sot në dorë të zgjedhi në cilin kah do të shkojë timoni i historisë së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?