Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shqipëria që digjet është humbje për të gjithë”, Ali Ahmeti reagon për protestat në Tiranë: Politika të tregojë maturi dhe urtësi

    Protestat në Tiranë, reagon Komisioni Europian: Dënojmë dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve, policia të reagojë në mënyrë proporcionale

    Përfshihen nga flakët Drejtoria e Burgjeve dhe Komisariati nr. 3, dyshime se ka persona brenda godinave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Shqipëria që digjet është humbje për të gjithë”, Ali Ahmeti reagon për protestat në Tiranë: Politika të tregojë maturi dhe urtësi
    Kryesore

    “Shqipëria që digjet është humbje për të gjithë”, Ali Ahmeti reagon për protestat në Tiranë: Politika të tregojë maturi dhe urtësi

    October 18, 2026

    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të tregojë maturi, përgjegjësi dhe urtësi.

    Ahmeti thekson se përshkallëzimi i situatës dhe dhuna nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve, ndërsa nënvizon se një Shqipëri e përfshirë nga trazirat përbën humbje për të gjithë.

    Sipas tij, në këtë moment është e rëndësishme që politika të tejkalojë interesat partiake dhe të vendosë në plan të parë interesin e përbashkët, duke krijuar hapësirë për dialog dhe zgjidhje institucionale.

    Kreu i BDI-së u ka bërë thirrje gjithashtu protestuesve që kërkesat e tyre t’i shprehin në mënyrë dinjitoze dhe pa dhunë. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.

    Reagimi i Ali Ahmetit vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe incidente, duke shtuar thirrjet për qetësi, dialog dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

    “Me shqetësim të thellë po i përcjell zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në këtë moment delikat, kur situata ka mbërritur në një pikë që kërkon vëmendje dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, politika shqiptare duhet të dëshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët. Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Në këtë moment, i bëj thirrje të gjithë klasës politike shqiptare, që të reflektojë urgjentisht. Kjo është një çështje e interesit kombëtar, që kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe vullnet për të tejkaluar veten, në të mirë të vendit.

    Situata aktuale duhet të tejkalohet me maturi, përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos dëmtohet më tej besimi te institucionet, jeta e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit. Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh.

    Gjithashtu, u bëj thirrje studentëve dhe të gjithë protestuesve që t’i shprehin me dinjitet kërkesat e tyre dhe të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet t’ua zbehin mesazhin. Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve. Forca e një proteste qëndron te qartësia e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe besnikëria ndaj parimeve demokratike.

    Ndërkohë, institucionet e shtetit kanë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Uniforma e policisë duhet të jetë simbol i ligjit, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa institucionet duhet të veprojnë me paanshmëri, maturi dhe respekt të plotë për të drejtat themelore. Çdo situatë duhet të trajtohet me përgjegjësi, duke shmangur përshkallëzimin dhe duke garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë.

    Asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës. Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar. Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë në praktikë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë se mund të mos pajtohemi, pa u përçarë, dhe se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për interesin e përbashkët.

    Shqipëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të saj, ajo është shtëpia e përbashkët e brezave që sakrifikuan për liri dhe barazi. Në momente të tilla, udhëheqja politike matet me aftësinë për të ulur tensionet, për të krijuar ura komunikimi dhe për t’i dhënë shoqërisë rrugëdalje konkrete. Prandaj, kjo është koha për një reflektim të gjerë atdhe-dashës. Shqipëria ka nevojë për një angazhim që i tejkalon kufijtë partiakë dhe vendos në radhë të parë interesin e qytetarëve, stabilitetin institucional dhe të ardhmen e vendit.

    Le të mbizotërojnë dialogu mbi përplasjen dhe e ardhmja e Shqipërisë mbi çdo gjë tjetër. Kjo nuk është koha për të thelluar ndasitë, por për të gjetur gjuhën e përbashkët. Nuk është koha për të nxitur përplasje, por për të ndërtuar zgjidhje. Në këtë moment të vështirë, thirrja ime është për maturi, dialog dhe përgjegjësi mbarëkombëtare. Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë që Shqipëria ta tejkalojë këtë situatë me sa më pak pasoja për qytetarët dhe institucionet e saj. Shqipëria është e të gjithëve dhe e ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët”, u shpreh Ali Ahmeti.

    Ahmeti Shqipëria Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shqipëria që digjet është humbje për të gjithë”, Ali Ahmeti reagon për protestat në Tiranë: Politika të tregojë maturi dhe urtësi

    October 18, 2026

    Protestat në Tiranë, reagon Komisioni Europian: Dënojmë dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve, policia të reagojë në mënyrë proporcionale

    October 18, 2026

    Përfshihen nga flakët Drejtoria e Burgjeve dhe Komisariati nr. 3, dyshime se ka persona brenda godinave

    October 18, 2026

    Përshkallëzohen protestat në Tiranë, molotovë dhe gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.