• Kontakt
Sunday, October 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrasti i Ramës/ Eurodeputeti: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

19:56 : 18/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Situata e krijuar gjatë protestave në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Parlamentin Europian. Rihards Kols, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme (AFET), ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare për mënyrën se si po menaxhohen protestat, duke ngritur shqetësime për përdorimin e forcës ndaj të rinjve dhe trajtimin e gazetarëve në terren.

Në reagimin e tij, Kols vë në dukje kontrastin mes mesazheve që Shqipëria përcjell në institucionet europiane, ku paraqitet si aleate e besueshme e NATO-s dhe vend përparues në procesin e integrimit në BE, dhe pamjeve që vijnë nga protestat në vend.

“Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Por në vendin e saj, policia përballet me studentët dhe të miturit duke përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese. Gazetarët dhunohen teksa kryejnë detyrën e tyre”, shprehet eurodeputeti.

“Vlerat dëshmohen në vendin tënd”

Kols thekson se Bashkimi Europian dhe NATO mbështeten te parimet demokratike, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve. Sipas tij, përdorimi i forcës ndaj studentëve dhe sulmet ndaj gazetarëve bien ndesh me këto parime.

Lexo edhe:

Rama drejtoi gishtin nga Rusia dhe Irani, Moska: Fajin mos e kërko te të tjerët

Propozim austriak për Ramën/ Jep dorëheqjen, eja në Vjenë dhe mos u kthe më në politikë

Ai shkon më tej, duke e cilësuar situatën si një provë për standardet demokratike që duhet të respektojë Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Vlerat dëshmohen në vendin tënd. Qeveria e Shqipërisë po dështon aktualisht në këtë provë”, shkruan Kols në reagimin e tij.

Kritika për pretendimet mbi ndërhyrjen e huaj

Një tjetër pikë e reagimit lidhet me pretendimet për përfshirje të aktorëve të huaj në protestat që kanë përfshirë vendin. Eurodeputeti kundërshton idenë se zemërimi i të rinjve mund të shpjegohet duke ia atribuar atë ndikimit të jashtëm.

“T’ua atribuosh zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ‘ndërhyrjes së huaj’ është një fyerje ndaj tyre”, deklaron ai.

Në përfundim, Kols kërkon që çdo rast i dhunës policore të hetohet, ndërsa thekson se qytetarët shqiptarë duhet të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin vetë për të ardhmen e vendit.

Deklarata
Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Por në vendin e saj, policia përballet me studentët dhe të miturit duke përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese. Gazetarët dhunohen teksa kryejnë detyrën e tyre.
NATO dhe BE-ja janë aleanca demokracish. Të dyja mbështeten te shteti i së drejtës dhe respektimi i qytetarëve. Përdorimi i gazit lotsjellës kundër studentëve dhe sulmet ndaj gazetarëve tregojnë të kundërtën. Vlerat dëshmohen në vendin tënd.

Qeveria e Shqipërisë po dështon aktualisht në këtë provë.
T’ua atribuosh zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë “ndërhyrjes së huaj” është një fyerje ndaj tyre. Çdo rast i dhunës policore duhet të hetohet. Shqiptarët duhet të kenë të drejtën të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Etiketa: anëtar i Komisionit për Punët e JashtmedhuneEdi RamaprotestaqeveriRihards Kolsstudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama drejtoi gishtin nga Rusia dhe Irani, Moska: Fajin mos e kërko te të tjerët

19:45 : 18/10/2026
AKTUALITET

Propozim austriak për Ramën/ Jep dorëheqjen, eja në Vjenë dhe mos u kthe më në politikë

19:14 : 18/10/2026
AKTUALITET

Drejtësia përballë Protestave: Kur mbaron retorika politike dhe fillon ligji

18:59 : 18/10/2026
AKTUALITET

Në mbrojtje të Kryeministrisë, RENEA zbarkon në bulevard

18:54 : 18/10/2026
AKTUALITET

Protesta e studentëve/ Komisioni Europian: Reagimi ndaj revoltës të jetë brenda kufijve të ligjit

18:39 : 18/10/2026
AKTUALITET

Protestuesi i gjakosur pa ndjenja tërhiqet zvarrë

17:54 : 18/10/2026

TË GJITHA

Kontrasti i Ramës/ Eurodeputeti: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

19:56 : 18/10/2026

Rama drejtoi gishtin nga Rusia dhe Irani, Moska: Fajin mos e kërko te të tjerët

19:45 : 18/10/2026

Zjarr te ministria e Infrastrukturës, protestuesit hedhin molotovë

19:29 : 18/10/2026

Propozim austriak për Ramën/ Jep dorëheqjen, eja në Vjenë dhe mos u kthe më në politikë

19:14 : 18/10/2026

Drejtësia përballë Protestave: Kur mbaron retorika politike dhe fillon ligji

18:59 : 18/10/2026

Në mbrojtje të Kryeministrisë, RENEA zbarkon në bulevard

18:54 : 18/10/2026

Protesta e studentëve/ Komisioni Europian: Reagimi ndaj revoltës të jetë brenda kufijve të ligjit

18:39 : 18/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com