Protesta e sotme u shoqërua me përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve te Komisariati nr.3, ku këta të fundit hodhën molotovë drejt institucionit dukë i vënë flakën njërës prej zyrave. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur protestuesit përleshen me forcat policore duke i zmbrapsur këta të fundit. Pas këtij momenti pasoi hedhja e molotovëvë drejt Komisariatit nr.3 nga protestuesit që solli edhe zjarrin masiv, ku mbetën të plagosur edhe disa efektivë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.