Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula ka reaguar lidhur me protestën masive të zhvilluar në Tiranë, duke bërë thirrje për reagim nga intelektualët, artistët dhe qytetarët.
Në mesazhin e saj, Mula u drejtohet prindërve, motrave dhe vëllezërve, duke theksuar rëndësinë e mosheshtjes përballë zhvillimeve aktuale.
Sopranoja i referohet edhe shprehjes së famshme “Unë akuzoj” të shkrimtarit francez Émile Zola, e lidhur me denoncimin publik të padrejtësive dhe refuzimin për të qëndruar në heshtje.
Reagimi i Inva Mulës vjen në një moment tensionesh dhe protestash në kryeqytet, ndërsa thirrja e saj drejtohet veçanërisht te zërat e shoqërisë që mund të ndikojnë në debatin publik.
Postimi i Inva Mulës
Në vitin 1898, shkrimtari francez Émile Zola ngriti zërin me letrën e tij historike «J’accuse!» (Unë akuzoj!), duke denoncuar një padrejtësi dhe duke refuzuar heshtjen.
Në frymën e kësaj thirrjeje historike, le të mos heshtim!
Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!
Nesër është vonë


