Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
NË TREND
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia, Zakharova
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Arlind Qori
  • Studentja Samanda
Lajmet e fundit
NË TREND
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia, Zakharova
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Arlind Qori
  • Studentja Samanda
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Sulmi ndaj një komisariati policie jo protestë”, drejtori Hita: 10 efektivë policie të plagosur te Komisariati nr.3

Aktualitet E diel, 18 Tetor 2026 20:32
”Sulmi ndaj një komisariati policie jo protestë”, drejtori Hita: 10 efektivë policie të plagosur te Komisariati nr.3
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur 10 punonjës policie. Ai e cilësoi ngjarjen si një sulm të rëndë dhe të paprecedentë, duke theksuar se dhuna ndaj institucioneve dhe uniformave blu nuk mund të justifikohet si protestë. Sipas deklaratës së Hitës, sulmi u krye në orët e mbrëmjes nga grupe personash të maskuar, të cilët përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës së komisariatit dhe punonjësve të policisë.

DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR SKENDER HITA

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 4 orësh
Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Gazi lotsjellës te selia e PD-së, Policia: Personat e maskuar që sulmuan policinë u fut...

Para 4 orësh
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Para 4 orësh

Të nderuar qytetarë, Në orët e mbrëmjes, Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë u bë objekt i një sulmi të rëndë dhe të paprecedentë nga grupe personash të maskuar, të cilët përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës dhe punonjësve të Policisë.

Si pasojë e këtij sulmi, mbetën të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët ndodheshin në krye të detyrës, në shërbim të ruajtjes dhe sigurisë së Komisariatit. Dua të theksoj se këta punonjës nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave. Sulmi krijoi një rrezik serioz jo vetëm për jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë, por edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të Komisariatit.

Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë. Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

Edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar sulme të tjera ndaj punonjësve të Policisë, me përdorimin e gurëve, lëndëve piroteknike, sferave metalike dhe bombave molotov, duke shkaktuar plagosjen e disa punonjësve të tjerë. Prej gjashtë ditësh, punonjësit e Policisë së Shtetit po përballen me akte të përsëritura dhune, ndërkohë që vijojnë të përmbushin detyrën e tyre për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë, sulmet ndaj institucioneve dhe rrezikimi i jetës së njerëzve nuk mund të tolerohen. Policia e Shtetit po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto sulme, dokumentimin e veprimeve të tyre dhe referimin e provave pranë organeve kompetente të drejtësisë. Çdo person për të cilin provohet përgjegjësia penale do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Askush nuk mund ta përdorë të drejtën kushtetuese të protestës si mburojë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë apo për të shkatërruar pronën publike dhe private. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta mbrojë atë. Por po aq i qartë është detyrimi ynë për të ndërhyrë, në përputhje me ligjin, ndaj çdo veprimi që cenon jetën, sigurinë dhe rendin publik. Kam udhëzuar të gjitha strukturat policore të vijojnë përmbushjen e detyrës me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, duke respektuar rigorozisht ligjin, procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit.

Vendosmëria për të ndaluar dhunën duhet të shoqërohet në çdo rast me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. U bëj thirrje të gjithë personave të përfshirë në veprime të dhunshme që t’i ndërpresin menjëherë ato. Çdo sulm i mëtejshëm ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve apo pronës së qytetarëve do të marrë përgjigjen e parashikuar nga ligji. Njëkohësisht, u drejtohem të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e protestës, që të distancohen nga personat që përdorin dhunën dhe të mos lejojnë që veprimet e tyre të rrezikojnë sigurinë e të tjerëve. Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre. Nuk duhet dhe nuk mund të krijohet një klimë armiqësie ndërmjet qytetarëve dhe punonjësve të Policisë. Besimi dhe bashkëpunimi me publikun janë themeli i misionit tonë.

U shpreh mbështetjen time të plotë të gjithë punonjësve të Policisë që, pavarësisht vështirësive dhe rrezikut, po vijojnë të përmbushin detyrën me përkushtim. U uroj shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie që është sot në shërbim të qytetarëve. Në përfundim, dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet në krye të detyrës. Nuk do të tërhiqemi përballë dhunës dhe nuk do të lejojmë që sulmet ndaj institucioneve të cenojnë përmbushjen e misionit tonë. Do të veprojmë me vendosmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi, gjithmonë brenda kufijve të ligjit. Siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe garantimi i rendit publik janë detyrimi ynë dhe përgjegjësia jonë e panegociueshme. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

drejtori Skënder HitaKomisariati Nr. 3
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Flet Erion Braçe për protestat
Para 5 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 4 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT
Para 17 orësh

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

4 Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!
Para 4 orësh

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

KOHA JONË Lexo lajmet në aplikacion
SHKARKO