Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ne nuk jemi armiq me popullin”, Skënder Hita: Prej 6 ditësh, punonjësit e policisë janë nën sulm frontal

    Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme

    PDK reagon për raportimet mbi largimin e Bedri Hamzës: Nuk ka vendim zyrtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Ne nuk jemi armiq me popullin”, Skënder Hita: Prej 6 ditësh, punonjësit e policisë janë nën sulm frontal
    Aktualitet

    “Ne nuk jemi armiq me popullin”, Skënder Hita: Prej 6 ditësh, punonjësit e policisë janë nën sulm frontal

    October 18, 2026
    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku godina u përfshi nga flakët gjatë protestave.

    Në reagimin e tij, Hita shprehet se prej gjashtë ditësh punonjësit e Policisë së Shtetit ndodhen, sipas tij, nën një sulm frontal.

    “Ne nuk jemi armiq me popullin”, thekson Hita, duke nënvizuar se policia nuk duhet të shihet si kundërshtare e qytetarëve.

    Kreu i Policisë së Shtetit paralajmëron gjithashtu se personat që sulmojnë punonjësit e policisë do të përballen me përgjegjësi ligjore.

    Reagimi i Hitës vjen në një klimë tensionesh të larta në kryeqytet, pas përplasjeve gjatë protestave dhe sulmit ndaj Komisariatit nr. 3.

    Reagimi i plotë

    Të nderuar qytetarë,

    Në orët e mbrëmjes, Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë u bë objekt i një sulmi të rëndë dhe të paprecedentë nga grupe personash të maskuar, të cilët përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës dhe punonjësve të Policisë.

    Si pasojë e këtij sulmi, mbetën të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët ndodheshin në krye të detyrës, në shërbim të ruajtjes dhe sigurisë së Komisariatit. Dua të theksoj se këta punonjës nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave.

    Sulmi krijoi një rrezik serioz jo vetëm për jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë, por edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të Komisariatit.

    Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë.

    Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

    Edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar sulme të tjera ndaj punonjësve të Policisë, me përdorimin e gurëve, lëndëve piroteknike, sferave metalike dhe bombave molotov, duke shkaktuar plagosjen e disa  punonjësve të tjerë.

    Prej gjashtë ditësh, punonjësit e Policisë së Shtetit po përballen me akte të përsëritura dhune, ndërkohë që vijojnë të përmbushin detyrën e tyre për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Dhuna ndaj punonjësve të Policisë, sulmet ndaj institucioneve dhe rrezikimi i jetës së njerëzve nuk mund të tolerohen.

    Policia e Shtetit po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto sulme, dokumentimin e veprimeve të tyre dhe referimin e provave pranë organeve kompetente të drejtësisë.

    Çdo person për të cilin provohet përg/jegjësia penale do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

    Askush nuk mund ta përdorë të drejtën kushtetuese të protestës si mburojë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë apo për të shkatërruar pronën publike dhe private.

    E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta mbrojë atë. Por po aq i qartë është detyrimi ynë për të ndërhyrë, në përputhje me ligjin, ndaj çdo veprimi që cenon jetën, sigurinë dhe rendin publik.

    Kam udhëzuar të gjitha strukturat policore të vijojnë përmbushjen e detyrës me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, duke respektuar rigorozisht ligjin, procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit.

    Vendosmëria për të ndaluar dhunën duhet të shoqërohet në çdo rast me respektimin e ligjit dhe  të drejtave të qytetarëve.

    U bëj thirrje të gjithë personave të përfshirë në veprime të dhunshme që t’i ndërpresin menjëherë ato. Çdo sulm i mëtejshëm ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve apo pronës së qytetarëve do të marrë përgjigjen e parashikuar nga ligji.

    Njëkohësisht, u drejtohem të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e protestës, që të distancohen nga personat që përdorin dhunën dhe të mos lejojnë që veprimet e tyre të rrezikojnë sigurinë e të tjerëve.

    Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre.

    Nuk duhet dhe nuk mund të krijohet një klimë armiqësie ndërmjet qytetarëve dhe punonjësve të Policisë. Besimi dhe bashkëpunimi me publikun janë themeli i misionit tonë.

    U shpreh mbështetjen time të plotë të gjithë punonjësve të Policisë që, pavarësisht vështirësive dhe rrezikut, po vijojnë të përmbushin detyrën me përkushtim.

    U uroj shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie që është sot në shërbim të qytetarëve.

    Në përfundim, dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet në krye të detyrës.

    Nuk do të tërhiqemi përballë dhunës dhe nuk do të lejojmë që sulmet ndaj institucioneve të cenojnë përmbushjen e misionit tonë.

    Do të veprojmë me vendosmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi, gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

    Siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe garantimi i rendit publik janë detyrimi ynë dhe përgjegjësia jonë e panegociueshme.

    Hita popullin punonjësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ne nuk jemi armiq me popullin”, Skënder Hita: Prej 6 ditësh, punonjësit e policisë janë nën sulm frontal

    October 18, 2026

    Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme

    October 18, 2026

    PDK reagon për raportimet mbi largimin e Bedri Hamzës: Nuk ka vendim zyrtar

    October 18, 2026

    “Mos të heshtim”, Inva Mula reagon për protestën: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, reagoni

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.