Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas sulmit me gaz lotsjellës ndaj selisë së Partisë Demokratike.
Në positmin e tij në Facebook, Blushi e cilëson ngjarjen një akt të rëndë terrori shtetëror ndaj opozitës, të organizuar me urdhër të Edi Ramës, dhe paralajmëron kryeministrin se sulmet e provokimet ndaj partive opozitare do të kenë pasoja të rënda.
Ai thekson se opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të pluralizmit politik dhe në betejën kundër asaj që e cilëson Narkoshtet.
Postimi i plotë:
Sulmi kriminal me gaz lotsjellës nga narkopolicia ndaj selisë së Partisë Demokratike është një akt i rëndë terrori shtetëror ndaj opozitës, i organizuar me urdhër të Edi Ramës.
Një skenar ogurzi dhe një akt hakmarrës që duhet përbuzur me neveri dhe që në çdo rast do të marrë përgjigjen e merituar.
E paralajmërojmë Edi Ramën të ndalë sulmet dhe provokimet me narkopolicë dhe banditë ndaj selive të partive opozitare se përndryshe do të mbajë përgjegjësi shumë të rënda personale.
E gjithë opozita është në këmbë, më e vendosur se kurrë në mbrojtje të pluralizmit politik, të lirive demokratike dhe të dinjitetit të qytetarëve.
As gazi lotsjellës, as dhuna policore dhe asnjë formë presioni nuk do ta nënshtrojnë opozitën në betejën vendimtare për t’i dhënë fund Narkoshtetit dhe për të rikthyer lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës!
© SYRI.net
VIDEO/ Berisha: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri dhe disa elementë të tjerë, janë bërë shtabi i zi i represionit të protestës
Këlliçi: Rama shfryu inatin ndaj PD-së me banditët me uniformë, selia blu u mbulua me gaz lotsjellës
Berisha: Jagot e Ramës në protestë i monitorojmë. Çdo i mitur që sulmohet është i mirëpritur dhe do mbrohet...