Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë, u përgjigjëm me gaz lotsjellës

18 Tetor 2026 | 22:02

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.

Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga persona që i cilëson si të dhunshëm dhe se, në përgjigje të sulmit, kanë përdorur gaz lotsjellës.

Sipas policisë, personat e përfshirë në incident janë futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e rendit.

Uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dashakeqe.

“Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita: 10 efektivë policie të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, do të identifikohen autorët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur...
20:24 | 18/10/2026

Shpërthime pranë Kuvendit, protestuesit hedhin molotovë, policia përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës

Tensione të forta janë regjistruar pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku janë dëgjuar shpërthime të shumta gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit kanë...
20:03 | 18/10/2026

Protestuesit largohen nga PS, policia hedh gaz lotsjellës

Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim...
19:35 | 18/10/2026