Lacio ka dhuruar një spektakël në Torino, duke mposhtur Juventusin me rezultatin e pastër 0-3 dhe duke i dhënë një leksion futbolli “Zonjës së Vjetër”.
Një triumf i madh për skuadrën kryeqytetase, e cila konfirmon formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni dhe synimet për të qenë protagoniste në garën për kreun e Serie A.
Me këtë fitore të rëndësishme, Lacio shkon në kuotën e 19 pikëve pas shtatë javësh kampionat, duke barazuar Interin në krye të renditjes.
Kryeqytetasit po shndërrohen në surprizën e bukur të këtij edicioni, ndërsa Juventusi merr një goditje të rëndë përpara tifozëve të tij.
Humbja në shtëpi me tre gola diferencë ngre pikëpyetje për ecurinë e bardhezinjve, ndërsa Lacio largohet nga Torino me një mesazh të qartë: këtë sezon, skuadra laciale është gati të sfidojë këdo!
© SYRI.net
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Serie A/ Milani fiton dramën me 5 gola ndaj Atalantës, kuqezinjtë marrin tri pikë të arta!
Nuk lejohet në stadium, tifozët gjejnë zgjidhjen: Banderola 'Me studentët për Shqipërinë' shpaloset në tarracën e një pallati!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: