Kërcënim i dyshuar për bombë, avioni i Austrian Airlines u ul emergjentisht në Sofje

Avioni i Austrian Airlines, i cili po udhëtonte nga Tel Avivi drejt Vjenës, u detyrua të ulej në Sofje të Bullgarisë pas një alarmi për rrezik të mundshëm gjatë fluturimit.

Të lidhura

None found

Siç raportoi Times of Israel, alarmi u dha pasi në bord u zbulua një “objekt i dyshimtë” dhe ekuipazhi aktivizoi sinjalin e emergjencës.

Pasagjerë i thanë medias izraelite Ynet se vendimi për uljen emergjente erdhi pas marrjes së një njoftimi anonim për një bombë në avion.

Sipas Ynet, pas uljes në kryeqytetin bullgar, pasagjerët zbritën nga avioni. Deri tani nuk është vërtetuar se në bord kishte pajisje shpërthyese dhe nuk dihet çfarë e shkaktoi alarmin.


Shtuar më 19.10.2026 07:51

Quantcast