Demo deklaratë para policëve: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

19 Tetor 2026 | 08:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, ka dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se situata tashmë ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Demo theksoi se gjatë ditës së djeshme është sulmuar Komisariati Nr. 2 në kryeqytet, ku si pasojë e sulmeve janë dëmtuar dhe djegur efektivë policie që ndodheshin në detyrë për mbrojtjen e godinës. Ministri theksoi se këto veprime nuk mund të konsiderohen më si protestë studentore.

“Situata ka kaluar vijën e kuqe. Është sulmuar Komisariati Nr. 2 ditën e djeshme dhe janë dëmtuar deri në djegie efektivë të policisë, të cilët po mbronin godinën. Kjo nuk është më as protestë dhe as protestë studentore.

Ne kemi parë sulme ndaj institucioneve të ndryshme. Janë 295 të lënduar në këto gjashtë ditët e fundit dhe janë 295 shqiptarë që kanë pësuar dëmtime, qofshin policë, protestues, gazetarë apo punonjës të tjerë.

Punonjësit e policisë kanë duruar dhunë barbare. Sot nuk kemi parë që forcat politike të dalin dhe të mbajnë qëndrim sa i përket kësaj dhune të kryer.

Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Dhuna nuk është mjet negocimi.

Do të doja t’ju falënderoja për sakrificën. I kam ndjekur gjërat nga afër. Çdo natë kemi qenë në spital, por ajo që është e rëndësishme është që ne do të jemi pranë jush. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë që është më e shenjta: demokracinë shqiptare”, u shpreh Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit

Një numër i ulët studentësh kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë...
09:53 | 19/10/2026

LIVE- Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Në Tiranë ka nisur protesta e shtatë me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej....
09:51 | 19/10/2026

Dita e katërt e protestave në Elbasan, nis grumbullimi i të rinjve (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i të rinjve në qytetin e Elbasanit, ku protesta ditën e sotme hyn në ditën e katërt. Sipas pamjeve, një numër i...
09:42 | 19/10/2026