Demo deklaratë para policëve: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

19 Tetor 2026 | 08:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, ka dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se situata tashmë ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Demo theksoi se gjatë ditës së djeshme është sulmuar Komisariati Nr. 2 në kryeqytet, ku si pasojë e sulmeve janë dëmtuar dhe djegur efektivë policie që ndodheshin në detyrë për mbrojtjen e godinës. Ministri theksoi se këto veprime nuk mund të konsiderohen më si protestë studentore.

“Situata ka kaluar vijën e kuqe. Është sulmuar Komisariati Nr. 2 ditën e djeshme dhe janë dëmtuar deri në djegie efektivë të policisë, të cilët po mbronin godinën. Kjo nuk është më as protestë dhe as protestë studentore.

Ne kemi parë sulme ndaj institucioneve të ndryshme. Janë 295 të lënduar në këto gjashtë ditët e fundit dhe janë 295 shqiptarë që kanë pësuar dëmtime, qofshin policë, protestues, gazetarë apo punonjës të tjerë.

Punonjësit e policisë kanë duruar dhunë barbare. Sot nuk kemi parë që forcat politike të dalin dhe të mbajnë qëndrim sa i përket kësaj dhune të kryer.

Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Dhuna nuk është mjet negocimi.

Do të doja t’ju falënderoja për sakrificën. I kam ndjekur gjërat nga afër. Çdo natë kemi qenë në spital, por ajo që është e rëndësishme është që ne do të jemi pranë jush. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë që është më e shenjta: demokracinë shqiptare”, u shpreh Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

10 orë ‘luftë’ protestues-polici, ekskavatorët heqin gurët nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’

Ka zgjatur rreth 10 orë protesta të dielën në Tiranë, me akte të rënda dhune përfshirë djegien e komisariatit numër 3 ku mbetën të lënduar...
22:26 | 18/10/2026

Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë, u përgjigjëm me gaz lotsjellës

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar...
22:02 | 18/10/2026

Hita: 10 efektivë policie të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, do të identifikohen autorët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur...
20:24 | 18/10/2026