Kryeministri Rama thotë se këta që po përmbysin vendin nuk mund të jenë studentë
“Kjo nuk është revoltë për arsimin. Ishin 20 mijë nxënës, e bllokuan i bllokuan universitetet, e bllokuan mësimin, por ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. Çfarë studentësh janë këto? Si mund të jenë studentë këta që adhurojnë gurin, që duartrokasin djegien e policit, me djegien e bizneseve, që duartrokasin djegin e bankave, si mund të jenë studentë. Këta nuk janë studentë. Këta nuk ka si të jenë studentë, edhe pse mund të jenë regjistruar në shkollë. Vullneti i popullit do kthehet përmbys?”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Protestat/ Rama: PD përdor të miturit ‘mish për top’, ëndërron rikthimin e 21 Janarit! Prindërit do paguajnë faturat e akteve vandale! 2500 € shpërblim për policët, s’ka negociatë me dhunuesit
LAJMET MË TË VLERËSUARA











