Një gjest që u kthye në simbol të luftës kundër racizmit në futbollin anglez po përballet gjithnjë e më shumë me pikëpyetje mbi ndikimin dhe kuptimin e tij. Në Premier League, vendimi i tre futbollistëve për të mos u gjunjëzuar para ndeshjeve të fundjavës ka shkaktuar debat, duke rikthyer në vëmendje një çështje që shoqëron futbollin anglez prej vitesh.
Bëhet fjalë për Ainsley Maitland-Niles të Evertonit, Issa Diop të Ipswich Townit dhe Marc Guéhi të Manchester Cityt, të cilët nuk morën pjesë në këtë gjest simbolik, pjesë e fushatës “No Room for Racism”, që synon të luftojë racizmin dhe çdo formë tjetër diskriminimi.
Asnjëri prej tyre nuk dha një shpjegim publik për vendimin. Megjithatë, veprimi i tyre ka rihapur debatin mbi kuptimin e gjunjëzimit, një praktikë që futbolli anglez e përvetësoi në vitin 2020, në kulmin e lëvizjes kundër racizmit “Black Lives Matter”.
Sipas një analize të publikuar nga gazeta britanike “Daily Telegraph”, problemi qëndron tek rreziku që një protestë e lindur për të përcjellë një mesazh të fuqishëm të kthehet me kalimin e kohës në një ritual të përsëritur mekanikisht, pa arritur të nxisë më të njëjtin reagim dhe reflektim si në fillim.
© SYRI.net
Krösche largohet nga Eintracht Frankfurti, Milani rikthehet në sulm për drejtorin sportiv
Juventusi në krizë të thellë, skuadra pa yje dhe pa ide: Spalletti në rrezik
Turpërohet Juventusi në Torino, Lacio e shkatërron dhe barazon Interin në krye të Serie ABëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: