Rama: Nuk është rastësi që ideologu i Putinit përshëndet protestat e Shqipërisë

19 Tetor 2026 | 08:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mbështetjes së shprehur nga Aleksandër Dugin, i konsideruar si ideolog i presidentit rus Vladimir Putin, për protestat në Shqipëri.

Rama e cilësoi këtë mbështetje si jo të rastësishme, duke shtuar se Rusisë se nuk i intereson integrimi europian dhe zhvillimi i Shqipërisë.

“Armiqtë e Shqipërisë, dashakeqësit e Shqipërisë. Rusia nuk është aleate e Shqipërisë. Rusia nuk është partnere e Shqipërisë. Rusia nuk është një vend që e do Shqipërinë më të mirë, që e do Shqipërinë stabël, që e do Shqipërinë me investime, që e do Shqipërinë me ekonomi, që e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, që i do studentët shqiptarë të barabartë me studentët e të gjithë Europës, për të cilët çdo universitet, si në Tiranë, si në Varshavë, si në Bruksel apo në Paris, të jetë universiteti i një studenti europian me pasaportën europiane. Rusia nuk i do të gjitha këto dhe nuk është aspak rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve dhe të sufistëve, që më në fund po tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe po i kundërvihen rendit demokratik europian”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front dhe rritje pagash nga 1 janari

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së...
08:49 | 19/10/2026

Rama: Dhuna dhe shkatërrimi i qytetit nuk do sjelljë uljen e kostos së jetesës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve për dhunë dhe shkatërrim gjatë protestave, duke shprehur se akte të tilla nuk mund të sjellin zgjidhje...
08:42 | 19/10/2026

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dhe efektivë të Policisë së Shtetit, ka...
08:32 | 19/10/2026