Të rinjtë të masakruar nga dhuna/ Rama premtim policëve: 2500 euro për efektivët që janë në vijën e parë të frontit! Nga janari, rrisim edhe pagat

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nga 1 Janari, do të rrisin pagat për efektivët e Policisë së Shtetit. Në konferencë, Rama deklaroi se të gjithë efektivët që kanë qenë në rrugë gjatë protestës studentore, do të marrin shpërbblim 2500 euro secili.

Gjatë takimit me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre.

Të lidhura

None found

“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti në rrugë bëmë rritje të konsiderueshme atëherë, për ti thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh.

Kështu me buxhetin e ri nga janari, pagën tuaj do ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, e do t`u vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment në gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të bërë mos bërë asnjë diferencë”, u shpreh Rama.


Shtuar më 19.10.2026 08:54

Quantcast