Kumbaro u drejtohet prindërve: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit!

19 Tetor 2026 | 09:12

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar mëngjesin e sotëm, përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit, se shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë.

“Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa pushim me sistemin tonë arsimor që java të rifillojë në të gjitha shkollat, ku ju presin krahëhapur mësuesit, drejtuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit socialë. Jemi të gjithë në krye të detyrës. Dua t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë mësuesve për gjithë përkushtimin e dhënë dhe kohën jo vetëm për fëmijët, por për komunikimin me prindërit”, tha Kumbaro.

Mësimi ka nisur këtë të hënë në mbi 1400 shkollat e vendit, në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, Ministrja Mirela Kumbaro ka pasur një mesazh edhe për prindërit.

“Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë.”

Ministrja e Arsimit u është drejtuar edhe studentëve, duke i ftuar për dialog.

“Studentë, kemi qenë në komunikim, edhe individualisht, gjatë gjithë këtij viti në këtë detyrë ku jam, dhe dua t’ju garantoj se dera e Ministrisë është e hapur, por edhe zemra e punonjësve të Ministrisë së Arsimit është e hapur. Gjërat bëhet me zemër dhe me dëshirë për të ecur përpara. Në çdo çast jam gati të ulemi bashkë dhe të përmirësojmë gjithçka që duhet bërë”, u shpreh Kumbaro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ka arsim falas, bursa për studentët që hedhin gurë”, Rama: Dialog vetëm me ata që distancohen nga dhuna

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj personave që dhunojnë Policinë e Shtetit gjatë protestave, duke bërë të ditur se ata do të...
08:56 | 19/10/2026

Rama: Nuk është rastësi që ideologu i Putinit përshëndet protestat e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mbështetjes së shprehur nga Aleksandër Dugin, i konsideruar si ideolog i presidentit rus Vladimir Putin, për protestat në Shqipëri....
08:54 | 19/10/2026

Protestat, Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front dhe rritje pagash nga 1 janari

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së...
08:49 | 19/10/2026