Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, jemi të hapur për dialog

19 Tetor 2026 | 09:12

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar mëngjesin e sotëm, përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit, se shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë.

“Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa pushim me sistemin tonë arsimor që java të rifillojë në të gjitha shkollat, ku ju presin krahëhapur mësuesit, drejtuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit socialë. Jemi të gjithë në krye të detyrës. Dua t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë mësuesve për gjithë përkushtimin e dhënë dhe kohën jo vetëm për fëmijët, por për komunikimin me prindërit”, tha Kumbaro.

Mësimi ka nisur këtë të hënë në mbi 1400 shkollat e vendit, në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, Ministrja Mirela Kumbaro ka pasur një mesazh edhe për prindërit.

“Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë.”

Ministrja e Arsimit u është drejtuar edhe studentëve, duke i ftuar për dialog.

“Studentë, kemi qenë në komunikim, edhe individualisht, gjatë gjithë këtij viti në këtë detyrë ku jam, dhe dua t’ju garantoj se dera e Ministrisë është e hapur, por edhe zemra e punonjësve të Ministrisë së Arsimit është e hapur. Gjërat bëhet me zemër dhe me dëshirë për të ecur përpara. Në çdo çast jam gati të ulemi bashkë dhe të përmirësojmë gjithçka që duhet bërë”, u shpreh Kumbaro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me veprimet e dhunshme të regjistruara gjatë protestave në këto 7 ditë. Ai është ndalur kryesisht në sulmin...
12:11 | 19/10/2026

Ministria e Shëndetësisë, përditësim mbi të paraqiturit në spital: 31 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim të ri lidhur me të lënduarit nga protesta e djeshme. Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, në Spitalin...
12:08 | 19/10/2026

Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikim i personave civilë në protesta

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, ku ngre...
12:06 | 19/10/2026