Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: PD u dha strehim politik protestuesve! Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri, duan të rikthejnë 21 Janarin

    Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste

    Rama nxjerr gurin e përdorur në protestë: Me këtë nuk negociohet. Shqipëria bëhet me studentë, jo me terroristë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste

    October 19, 2026
    Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste

    Kryeministri Edi Rama tha se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, të cilën, siç theksoi ai, presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Rama u shpreh se kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë terroristë, por se janë pengje të një ideologjie që synon të shkatërrojë dhe të përmbysë gjithçka.

    “Natyrisht që kjo nuk do të thotë aspak që kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht, sepse edhe vajzat dhe djemtë që i bashkohen këtij, në thelb nuk duan paqe, duan përmbysje. Janë të rinj e të reja të ideologjizuar, të ekstremizuar, nën trysninë apo nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka shpallur organizatë terroriste, Antifa-n. Organizatë terroriste e ka shpallur presidenti i Shteteve të Bashkuara.

    Kjo nuk do të thotë që vajzat dhe djemtë që mendojnë se jeta është TikTok dhe se me TikTok dhe pa lidhur dot shtatë fjalë bashkë mund ta bëjnë Shqipërinë më të mirë, janë terroristë. Aspak! Janë studentë dhe studente? Po, patjetër. Janë nxënës dhe nxënëse? Po, patjetër. Por janë pengje të një fryme, të një ideologjie të re, e cila ka vetëm një mision: shkatërro, ktheje të gjithën përmbys, rrëno gjithçka. Bëje rrafsh se do ta fillojmë nga e para.

    Ata që janë këtu pak më në moshë i kanë ende kujtimet e asaj kohe nga ku ne dolëm pas 50 vitesh iluzion se do bëhej rrafsh dhe do fillonte nga e para. Kështu që, po, është fatkeqësi shumë e madhe. Unë do ta quaj një fatkeqësi kombëtare sot që forcat e Policisë, që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë dhe, mbi të gjitha, të gjithë ju nën uniformë që jeni aty për të mbrojtur shtetin, jeni jo vetëm nën sulmin e gurëve, por jeni edhe nën sulmin e ekraneve.

    Kjo është absolutisht rrëqethëse, pasi, siç e tha ministri, kjo po ndodh në Francë, kjo po ndodh në Itali, kjo po ndodh në Portugali, kjo po ndodh në Belgjikë. Kjo paralajmërohet se do të ndodhë kudo, por në asnjë nga këto vende, asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Nuk ka dalë t’u bëjë hyzmet flakëve mbi institucione”, tha Rama. 

    aktualiteti shqiptar Antifa deklarata e Ramës dhuna në protesta Edi rama Ekstremizmi ideologjizimi i të rinjve organizata Antifa politika shqiptare protesta e opozitës Protestat e dhunshme protestat në Tiranë SHBA të rinjtë protestues tensionet politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: PD u dha strehim politik protestuesve! Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri, duan të rikthejnë 21 Janarin

    October 19, 2026

    Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste

    October 19, 2026

    Rama nxjerr gurin e përdorur në protestë: Me këtë nuk negociohet. Shqipëria bëhet me studentë, jo me terroristë

    October 19, 2026

    Lea Ypi për protestat në Tiranë: Dhuna pa strategji kthehet në vëllavrasje të kotë

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.