Muriqi kthehet në makineri golash

19 Tetor 2026 | 09:29

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit, duke shënuar shtatë gola në tetë javët e para të kampionatit dhe duke e dyfishuar numrin e golave krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.

Sipas mediumit turk “Sabah”, sulmuesi i Fenerbahçes kishte realizuar katër gola në tetë javët e para të edicionit të kaluar, kur ishte pjesë e Mallorcas në La Liga.

Muriqi, i cili pati probleme me lëndime në fillim të sezonit, u rikthye gradualisht në fushë. Ai luajti 30 minutat e fundit në humbjen 2:1 ndaj Gençlerbirliğit, ndërsa shënoi nga një gol në përballjet me Konyasporin dhe Samsunsporin.

Paraqitjen më mbresëlënëse e pati në fitoren historike 8:0 ndaj Eyüpsporit, ku realizoi katër gola. Kosovari gjeti rrjetën edhe ndaj Alanyasporit, ndonëse u aktivizua vetëm në nëntë minutat e fundit.

Me shtatë gola të shënuar, Muriqi ndan kreun e listës së golashënuesve me Mohamed Salah dhe Gift Orbanin, sipas raportimit të mediumit turk.

Sulmuesi kosovar e kishte përfunduar sezonin e kaluar në La Liga me 23 gola, duke u renditur i dyti në garën e golashënuesve, pas Kylian Mbappes së Real Madridit, i cili realizoi 25 herë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta United

Lionel Messi ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Inter Miamit në udhëtim ndaj Atlanta United, në kuadër të Major League Soccer (MLS). Ylli...
13:38 | 18/10/2026

Mourinho: Po të isha Viniciusi, do të isha larguar nga Real Madridi

Jose Mourinho ka deklaruar se po të ishte në vendin e Vinicius Juniorit, do ta kishte detyruar largimin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të...
10:00 | 18/10/2026

Thirrjet e tifozëve në ndeshjen miqësore me Egjiptin, FIFA gjobit Spanjën me 20,000 dollarë

Fituesi i Kupës së Botës, Spanja është gjobitur me 20,000 dollarë nga FIFA pasi tifozët spanjollë brohoritën thirrje kundër myslimanëve në një ndeshje miqësore kundër...
10:30 | 17/10/2026