‘Shteti do ta fitojë betejën, por jo qeveria’, Meço: Rama i la studentët pa përgjigje, protesta mori tjetër drejtim

09:15, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, profesor Maksim Meço tha se u godit me plumb gome gjatë protestës në bulevard, ku ndodhej në rreshtin e parë mes studentëve dhe policisë.

Meço tregoi se plumbi e goditi pranë syrit dhe se, pavarësisht dëmtimit, do të rikthehet në shesh.

Ai theksoi se studentët kanë kaluar në një formë tjetër proteste pasi nuk janë dëgjuar.

“Studentët janë në të drejtën e tyre”, u shpreh profesori, i cili prej 135 ditësh merr pjesë në protestë.

Duke komentuar betejën mes protestuesve dhe pushtetit, Meço deklaroi: “Jam dakord që do ta fitojë shteti këtë betejë, por jo qeveria.”

Pjesë nga intervista:

Unë kam 135 ditë në protestë paqësore, të them të drejtën. Tani studentët kanë kaluar në një formë tjetër të protestës, jo për fajin e tyre, por sepse nuk u dëgjuan.

Në një nga ditët, ditën e pardjeshme, isha në bulevard. Isha në rreshtin e parë, midis studentëve dhe policisë. Makina e ujit ishte me disa policë mbrapa, të cilët kishin plumbat e gomës, dhe njëri nga plumbat e gomës më goditi direkt, por syri më ka shpëtuar. Ndihma e shpejtë e disa prej atyre që ishin aty pranë dhe ambulanca më pas bënë të mundur që të mos kem pasoja.

Syri më është bllokuar, po pres të më hapet syri dhe patjetër në shesh do të jem.

Më vjen keq që situata është e tillë. Studentët janë në të drejtën e tyre. Thuhet që do ta fitojë shteti këtë betejë, dhe unë jam dakord që do ta fitojë shteti, por jo qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco