E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim me tritol në Vlorë, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Llakatund, në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa dyshohet se automjeti i shtetasit Igli Bimaj 29 vjeç, banues në Shushicë, është dëmtuar nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Reklamë

Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.