Aktualitet

Protesta/Marshim i të rinjve në Shkodër, ashtu si në Lezhë!

Krahas Lezhës, java nisi me bojkot të mësimit edhe në Shkodër, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në Shkodër, të rinjtë janë ndalur para godinës së bashkisë, duke iu kërkuar efektivëve të heqin kapelet e t’iu bashkohen në marshimin që po zhvillojnë.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi e të mos paraqiten në shkollë.

Ndërkaq, të rinjtë në Tiranë po bëhen gati për ditën e shtatë të protestës. Ka nisur grumbullimi në sheshin Skënderbej, ku policia po kontrollon disa prej tyre.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.