Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensionet në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

    Rama për protestuesit e maskuar: Adhurojnë dhunën dhe kaosin, kanë nevojë për psikolog

    Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tensionet në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare
    Aktualitet

    Tensionet në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

    October 19, 2026
    Tensionet në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) ka nxjerrë një buletin të përditësuar informativ lidhur me bilancin e të lënduarve nga zhvillimet e sotme dhe situatën e të shtruarve në qendrat spitalore të kryeqytetit.

    Sipas të dhënave zyrtare të MSHMS-së, përgjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë shërbim mjekësor gjithsej 23 persona. Mes të trajtuarve numërohen 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësuese e medias si dhe 4 kalimtarë. Autoritetet sqarojnë se aktualisht në urgjencën e SUT-së po merr trajtim vetëm 1 efektiv policie, ndërsa gazetarja është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, me gjendje shëndetësore që vlerësohet e mirë.

    Ndërkohë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur gjatë ditës 5 të lënduar, nga të cilët 2 efektivë policie dhe 3 protestues. Nga ky grup, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës dhe këshillës mjekësore.

    Për sa i përket ecurisë së përgjithshme që nga fillimi i tensioneve më 13 tetor, numri i personave që vijojnë të marrin mjekim të specializuar në spital ka arritur në 14, mes të cilëve numërohen 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

    Në përmbyllje të njoftimit, MSHMS-ja shprehu mirënjohjen për punën e bluzave të bardha, duke theksuar se “shpreh falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, pa dallim dhe në çdo rrethanë”.

    19 efektivë në spital aktualiteti shqiptar dhuna në protesta efektivë të plagosur gazetare e plagosur gjendja shëndetësore kalimtarë të lënduar Ministria e Shëndetësisë përplasjet me policinë policia e shtetit Protesta në Tiranë protestues të plagosur Spitali i Traumës të lënduar nga protesta tensionet në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensionet në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

    October 19, 2026

    Rama për protestuesit e maskuar: Adhurojnë dhunën dhe kaosin, kanë nevojë për psikolog

    October 19, 2026

    Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

    October 19, 2026

    Rama për protestat e dhunshme: Shoqëria shqiptare nuk mund ta tolerojë këtë flamë vulgariteti

    October 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.