Pasta OLA fusilli me mish viçi, plot shije! Receta që do ta gatuani përsëri nga shefja e kuzhinës, Albana Mançja
Një recetë e shijshme dhe plot aromë, ku pastat fusilli kombinohen me mish viçi, perime të freskëta dhe salcë pikante. E pasuruar me djathë të grirë dhe majdanoz, kjo pjatë është ideale për një drekë të ngrohtë dhe të shijshme për të gjithë familjen.
Përbërësit:
-1 pako pasta OLA fusilli
-3–4 racione mish viçi
-1 qepë
-1 kokë hudhër
-2 karrota
-1 lugë gjelle salcë e koncentruar
-1 lugë gjelle salcë speci
-Spec djegës (sipas shijes)
-Kripë dhe piper
-Majdanoz (sipas dëshirës)
-1 filxhan djathë i grirë
Përgatitja:
Presim mishin në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim, duke shtuar pak ujë, salcën e koncentruar dhe salcën e specit. Shtojmë qepën e prerë imët, si edhe një kokë hudhër dhe karotat e prera në shkopinj. I lëmë të ziejnë dhe, kur përbërësit të jenë gatuar, shtojmë pastat, duke i kaurdisur me pak lëngun e mbetur. Më pas, shtojmë pjesën tjetër të ujit të valuar. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec djegës. Në fund, shtojmë majdanozin, sipas dëshirës, dhe djathin e grirë.




