AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqata e Gazetarëve: Të paktën 21 raste dhune dhe pengimi të medias gjatë protestave

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u kërkoi Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës të hetojnë të paktën 21 raste të denoncuara dhune dhe pengimi të gazetarëve gjatë protestave kundër qeverisë, duke paralajmëruar se incidentet po kthehen në një fenomen shqetësues.

BIRNBIRNngaBIRN
17 seconds më parë
në Lajme, Media
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dsc 5849
Një efektiv policie shkrep një armë për hedhjen e municioneve speciale, ndërsa kolegët e tij qëndrojnë pas mburojave pranë një automjeti ujëhedhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. | Foto: Xhemali Moku/BIRN

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, APJA, ngriti të hënën alarmin për sigurinë e punonjësve të medias gjatë protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke dokumentuar të paktën 21 raste të denoncuara publikisht të dhunës, kërcënimeve dhe pengimit të raportimit që prej nisjes së protestave studentore më 13 tetor.

Në një deklaratë të publikuar më 19 tetor, shoqata shprehu shqetësimin për përsëritjen e incidenteve, në të cilat gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë pretendojnë se janë dhunuar ose penguar gjatë ushtrimit të detyrës, kryesisht nga punonjës të policisë, por edhe nga protestues.

“Përsëritja e këtyre rasteve nga dita në ditë tregon se nuk kemi të bëjmë më me incidente të izoluara, por me një fenomen shqetësues, që nuk duhet neglizhuar”, theksoi shoqata.

Sipas APJA-së, rastet më të fundit janë regjistruar gjatë protestave të 17 dhe 18 tetorit.

Gazetaret Glidona Daci e Klan News dhe Klodiana Lala e News24 kanë denoncuar ndërhyrje të policisë, pengim të raportimit dhe kufizim të filmimeve në terren dhe pranë komisariateve.

Ndërkohë, drejtori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Kopliku, ka denoncuar se më 18 tetor është goditur nga një punonjës policie gjatë filmimit të protestës pranë selisë së Partisë Socialiste. Sipas denoncimit, policia i ka marrë telefonin celular dhe i ka fshirë pamjet e regjistruara.

Denoncime për dhunë dhe pengim fizik nga policia janë bërë gjithashtu nga gazetarët Elkier Bushkolaj i Syri TV, Renaldo Salianji i News24, Anesti Bajramemaj dhe operatori Henri Simota i A2 CNN.

Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, ka denoncuar se është dhunuar nga punonjës të policisë gjatë filmimit të protestës me telefonin celular, duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Në një tjetër incident, operatori i News24, Elvin Kamberi, ka mbetur i lënduar pas hedhjes së një granate zhurmuese nga policia në zonën ku ndodheshin gazetarët.

APJA evidentoi gjithashtu denoncimin e gazetarit Xhoi Malësia të Top News, i cili pretendon se një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i ka drejtuar një granatëhedhës për bombola lotsjellëse.

Megjithatë, incidentet nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në veprimet e forcave të rendit.

Një ekip i Report TV, i përbërë nga gazetarja Raziela Myslymaj dhe operatori i saj, është përballur me një sulm nga protestues të maskuar, të cilët kanë tentuar të dëmtojnë kamerën. Edhe gazetarja Doriana Bezat e Top Channel raportohet se është sulmuar nga protestues.

Gazetaret Vjolanda Peca e Citizens.al dhe Fatime Halmusaj e Fax News janë lënduar nga gurë dhe sende të forta gjatë raportimit në terren.

Shoqata përmendi edhe raste të pengimit të raportimit të denoncuara nga gazetarët e Euronews Albania, Ora News dhe Syri TV, përfshirë shoqërimin me forcë të operatorit Albi Muçollari të emisionit “Piranjat”.

Përballë këtyre denoncimeve, APJA i kërkoi Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës të verifikojnë incidentet, të identifikojnë personat përgjegjës dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.

Shoqata kërkoi gjithashtu nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit marrjen e masave konkrete për garantimin e sigurisë së gazetarëve në terren, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta të respektojnë integritetin fizik të punonjësve të medias dhe pajisjet e tyre.

“Gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë aty për të informuar publikun”, theksoi APJA, duke nënvizuar se liria e raportimit duhet të garantohet si nga autoritetet publike, ashtu edhe nga protestuesit.

Deklarata vjen pas një jave protestash të përshkallëzuara në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, përdorim të gazit lotsjellës, arrestime dhe dëmtime të pronës publike e private.

dsc 5849

Shoqata e Gazetarëve: Të paktën 21 raste dhune dhe pengimi të medias gjatë protestave

10:36 | 19/10/2026
dsc 5835

Tirana kthehet në fushëbetejë: Dita e gjashtë e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

08:32 | 19/10/2026
ministri i mbrojtjes ermal nufi

Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO

07:08 | 19/10/2026
rama kodi

Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare

21:45 | 18/10/2026
whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm

Hita: Dhjetë efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3

21:25 | 18/10/2026
BE mbështet Shqipërinë me 80 milionë euro për krizën energjitike

Komisioni Europian dënon dhunën në protesta

20:48 | 18/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.