“Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve

19 Tetor 2026 | 10:40

Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga SPAK, ku shkoi për masën detyrim paraqitjeje, se PD do të vazhdojë të mbështesë revoltën e të rinjve deri të fitoren e saj dhe largimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Rama është njeriu që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve të cilët janë detyruar të marrin rrugët e botës për shkak të keqqeverisjes.

“Revolta është shpëtimi i Shqipërisë, po në këtë mes ky institucion kushtetues (SPAK) mund të kishte luajtur një rol të rëndësishëm por është shndërruar në organizatë partie. Ka gëzuar mbështetjen më të madhe ndërkombëtarë, por ishin dhe mbeten një organizatë e shpifur e PS. Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Edi Rama, është ai që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve shqiptarë të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar familjen e morën rrugëve të botës. Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi ndaj vlerësoni duke bërë krahasimet. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe ndaj PD mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij,...
22:57 | 18/10/2026

Berisha: Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur dyshime për një skenar të mundshëm për sulmin ndaj selisë blu, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës...
21:19 | 18/10/2026

Incidenti te selia e PD, Bozdo: Sulm i paprovokuar nga njerëzit, u dëmtuam të gjithë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e bombolave të gazit lotsjellës pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke...
21:08 | 18/10/2026