Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte

19 Tetor 2026 | 10:40

Lidhur me ngjarjen ku një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar në mëngjes, burime bëjnë me dije se mjeti ka qenë i parkuar në murin e jashtëm të banesës, në Llakatund të Vlorës.

Sipas raportimeve, banesa ka edhe kamera sigurie të cilat janë sekuestruar dhe do bëhen pjesë të hetimit. Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me detyrën e ushtruar, ndërkohë vetë administratori është marrë në pyetje në polici ku ka deklaruar se nuk ka patur konflikt. Siç duket nga pamjet, mjeti gjendet jashtë banesës i mbuluar me plasmas. Është një Wolsvagen Tiguan , ngjyrë e zezë.

Nga shpërthimi ka pasur disa dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Sasia e tritolit mësohet se ka qenë e vogël, sasi e cila dyshohet se është vendosur për të trembur personin në fjalë duke i dhënë një mesazh.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Qytetarët duhet të bëjnë durim”, Rama reagon sërish për protestën: Jam gati për dialog me këdo përveç dhunuesve

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej 7 ditësh në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook...
10:25 | 19/10/2026

Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit

Një numër i ulët studentësh kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë...
09:53 | 19/10/2026

LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front

Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grumbullimi...
09:51 | 19/10/2026