QSUT për të lënduarit nga protesta: 14 persona të shtruar në Spitalin e Traumës

19 Tetor 2026 | 10:49

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit.

Sipas informacionit, aktualisht janë 14 persona të shtruar në pavijone të ndryshme të Spitalit të Traumës, kryesisht në atë të Ortopedisë.

Mes të shtruarve janë pesë efektivë të Policisë së Shtetit, katër kalimtarë, katër protestues dhe një gazetare, e cila është lënduar gjatë zhvillimit të protestës.

Gjithashtu bëhet me dije se asnjë prej pacientëve nuk ndodhet në reanimacion, ndërsa vetëm njëri prej tyre i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas përditësimit të fundit, gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve paraqitet e mirë.

Ndërkohë, protestat e ditëve të fundit kanë shoqëruar incidente dhe përplasje, duke sjellë lëndime për shumë persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e...
10:46 | 19/10/2026

Protesta përfshin edhe Milotin, të rinjtë u vënë flakën gomave në anë të rrugës (VIDEO)

Protesta e të rinjve ka përfshirë edhe qytetin e Milotit, ku një grup të rinjsh kanë dalë në protestë. Sipas pamjeve, të rinjtë ndodhen në...
10:44 | 19/10/2026

Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte

Lidhur me ngjarjen ku një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar në mëngjes, burime bëjnë me dije se mjeti ka...
10:40 | 19/10/2026