Gazetari Genc Burimi tha gjatë një interviste në emisionin ‘Kafe Shqeto në Syri tv se Edi Rama pas sulmeve ndaj media dhe rritjes se shpërblimit për policët po e çon vendin si Pinoçeti. Ai po përgatitet të vendosë gjendjen e Jashtëzakonshme tha gazetari gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri.
Flavio Qarri: Duke e nisur pak nga konferenca e çuditshme e frikshme e Ramës. Tha, mos kini frikë nese dhunoni studentë, shifni kolegët tuaj në Francë si qëllojnë me plumba gome. Na jep një panoramë të sjelljes së policëve në Francë.
Genc Burimi: nëse doni një shembull konkret nga Franca i cili sot Rama dhe qeveria e tij mund të frymëzohej, nëse e marrim si shembull, sot dha dorëheqjen Ministri i Brendshëm i Francës dhe Macron e refuzoi. Është e paimagjinueshme që me ketë që ndodh në Shqipëri sot Demo të paraqesë dorëheqjne. Kjo është Franca. Ministri i Brendshëm paraqiti dorëheqjen, sepse pikërisht në polemikën e përjetshëm në Francë. Një pjesë që i kritikonte se policia u tregua e paaftë të inkuadronte protestat dhe një pjesë që e akuzonte se policia u tregua shumë e dhunshme. Fakti është se kjo është demokracia. Dështove si ministër. Nuk e përmbajte turmën, as nuk e evitove që të kishte në Francë aksidente të rëndë me prerje duarsh dhe tha dorëheqjen.
Flavio Qarri: Rama ofroi edhe 2500 euro për çdo kokë studenti nëse mund ta perifrazojmë kështu....
Genc Burimi: Nga këto që tha Rama sot. Ishin tone fashiste. Ishin tone që nuk heqim dorë. Do vazhdojmë dhe që nënkuptohej që do të vazhdojmë dhe që është vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme. Unë kështu e kuptoj. U jap një bonus policëve që të shtohet represioni që mund të vendoset një mbulim zjarri. Pra ta kthejë Shqipërinë në një vend siç e bëri Pinoçeti. Sepse njëkohësisht ai bën këtë gjë. Do vazhdojmë. U jap më shumë policëve para. Vazhdon dhe sulmon shtypin. Vazhdon me kërcënime. Ishte një skenë që shikoja në një takim të Putinit me ushtarët ku Rama fliste kundra Syrit dhe News 24, për tu vënë gjoba.
Tha që janë protesta ‘Antifa’ , pra ekstremi i majtë, pra antifashiste, që vetë Donald Trump i ka shpallur terroristë. Pra shikon lidhjen. Ti thotë Trumpit unë jam viktimë si puna jote dhe siç e bere ti mund ta shpall të gjithë protestën të jashtëligjshme, nga Gjendja e Jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër thotë që këtë i mbron PD që e cilëson si parti e djathtë, fashistë, Hajde e merre vesh janë tani janë fashistë apo antifashistë. Kjo është një mos koherencë absolute, thjesht nga kjo mbani mend këtë gjë që i them Ramës kujdes ku po e çon këtë vend duke sulmuar mediat e duke rritur rrogat e policëve si Pinoçeti.
I bëj thirrje opozitës sepse ai sot kërcënoi me një ligj ku do ti bëjë familjet e fëmijëve që protestojnë përgjegjës financiarisht. Ky është lajmi kryesor, ky është helmi kryesor sot. Jo vetëm që është antikushtetuese, si mund të bëjë një gjë të tillë ai por është edhe antimorale. Se po qe për përgjegjësi financiare të prindërve, pra individuale për dëmet që bëkan fëmijët atëherë të bëhet ligji që edhe ai të mbajë përgjegjësi personalisht për dëmet që u ka bërë shqiptarëve, për ministrat që kanë vjedhur, për të gjithë këto procese ne arbitrazh që po humbasim dhe miliona e miliona euro e që ky i çon në arbitrazh, Pra përgjegjësia të mos jete e familjeve por të jetë e këtij.
Ndërsa ndërkombëtarët sot me fatkeqësi duhet konstatuat me Shqipërinë vazhdojnë real politikën. Do e kuptojnë shpejt se e kanë gabim se real politika e tyre, si përkthehet në shqip, ose stabilokracia duke thënë që preferojmë edhe një person që është autoritar sepse ne si ndërkombëtar marrim si shpërblim mbrapa një stabilokraci, qetësi....
© SYRI.net
Berisha për plagosjen e profesor Maksim Meçes: Akt i shëmtuar kriminal, bandat e drogës së Padrinos e qëlluan në sy
Revolta përhapet në Mirditë, nxënësit bojkotojnë mësimin, të rinjtë bllokojnë Rrugën e Kombit në Rubik
Berisha: Skapi i Partisë u bë mburojë e Ballës, ky kriminel elektoral porositi vrasjen e avokatit Ravik Gurra