Shpërthen revolta në Lezhë, policia kishte blinduar bashkisë, gjimnazistët marshojnë në qytet

10:38, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet janë përshkallëzuar në protestën e të rinjve në Lezhë, pasi policia kishte blinduar sheshin për të mos lejuar protestuesit t’i afroheshin Bashkisë së qytetit.

Të irrituar nga pengimi, të rinjtë kanë vijuar marshimin në rrugët e Lezhës, duke e zhvendosur protestën jashtë sheshit.

Gjatë marshimit, disa protestues kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore dhe kanë ndezur zjarre, ndërsa situata është tensionuar më tej. Protesta në Lezhë zhvillohet në kuadër të revoltës së të rinjve që po shtrihet edhe jashtë Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco