PE reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë përshkallëzimin. Shqetësim serioz për dhunën e policisë ndaj të rinjve
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë reaguar duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Tiranë.
Në një deklaratë të përbashkët, ata dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia.
Eurodeputetët theksojnë se respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Deklarata e plotë
Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë
Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.
Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.
Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve! Në magazinë mbi 450 artikuj
QSUT për të lënduarit nga protesta: 14 persona të shtruar në Spitalin e Traumës
Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje
- 11:01 Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve! Në magazinë mbi 450 artikuj
- 10:49 QSUT për të lënduarit nga protesta: 14 persona të shtruar në Spitalin e Traumës
- 10:46 Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje
- 10:44 Protesta përfshin edhe Milotin, të rinjtë u vënë flakën gomave në anë të rrugës (VIDEO)
- 10:40 Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte
- 10:40 “Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve