AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ECPMF dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias shprehu alarm për dhunën dhe pengimin e gazetarëve gjatë protestave kundër qeverisë në Shqipëri, duke i kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, të marrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e punonjësve të medias dhe hetimin e abuzimeve të raportuara.

BIRNBIRNngaBIRN
13 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dsc 5641
Efektivë të policisë, të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës dhe mburoja mbrojtëse, lëvizin pranë selisë së Partisë Socialiste gjatë protestës së të dielës në Tiranë. | Foto: Xhemali Moku/BIRN

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dënoi sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përdorimin e dhunës, kërcënimet dhe pengimin e punonjësve të medias gjatë raportimit.

Në një reagim publik, organizata europiane për mbrojtjen e lirisë së medias iu referua të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), sipas së cilës, gjatë protestave të zhvilluara nga 15 deri më 18 tetor janë dokumentuar të paktën 25 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Sipas AGSH-së, shumica e incidenteve lidhen me veprime të raportuara të punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërsa në dy raste gazetarët janë sulmuar nga protestuesit. Në një incident tjetër, persona të maskuar dhe të paidentifikuar kanë penguar punën e gazetarëve në prani të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita.

ECPMF i kërkoi Hitës të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe konkrete për të garantuar respektimin e punës së gazetarëve nga efektivët e policisë dhe sigurinë e tyre gjatë mbulimit të protestave.

Organizata i bëri gjithashtu thirrje drejtuesit të policisë të nisë urgjentisht një dialog me Shoqatën e Gazetarëve të Shqipërisë dhe organizata të tjera mediatike për hartimin e protokolleve të sigurisë për gazetarët që raportojnë nga demonstratat dhe aktivitetet publike.

Sipas ECPMF-së, këto protokolle duhet të përcaktojnë procedura të qarta për identifikimin dhe mbrojtjen e gazetarëve, parandalimin e ndërhyrjeve në punën e tyre dhe reagimin ndaj incidenteve të raportuara.

Organizata kërkoi që çdo punonjës policie i përfshirë në abuzime ndaj gazetarëve t’i nënshtrohet hetimeve të pavarura dhe të paanshme dhe, nëse provohet përgjegjësia, të përballet me drejtësinë.

“Shteti shqiptar ka përgjegjësinë të garantojë që gazetarët të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të sigurt dhe të pavarur, veçanërisht gjatë protestave dhe aktiviteteve të tjera publike”, theksoi ECPMF.

Reagimi vjen pas gjashtë ditësh protestash kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit, përdorim të gazit lotsjellës dhe arrestime të shumta.

Gjatë këtyre protestave, gazetarë dhe operatorë të medias kanë raportuar raste dhune fizike, pengimi të raportimit dhe ndërhyrje nga efektivë policie, duke ngritur shqetësime për respektimin e lirisë së medias gjatë operacioneve për ruajtjen e rendit publik.

ECPMF theksoi se punonjësit e policisë duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, të respektojnë lirinë e shtypit dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë pa frikë nga kërcënimet, pengesat apo dhuna.

 

dsc 5641

ECPMF dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave

11:34 | 19/10/2026
becjhcn 20260201 211140 300126506 1

PE shpreh shqetësim për dhunën në protesta dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia

11:27 | 19/10/2026
Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik

Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, premton shpërblime për policët dhe ndëshkime për studentët

11:07 | 19/10/2026
dsc 5849

Shoqata e Gazetarëve: Të paktën 21 raste dhune dhe pengimi të medias gjatë protestave

10:36 | 19/10/2026
dsc 5835

Tirana kthehet në fushëbetejë: Dita e gjashtë e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

08:32 | 19/10/2026
ministri i mbrojtjes ermal nufi

Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO

07:08 | 19/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.