• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga një adresë në Arabinë Saudite

by Bota Bota
October 19, 2026
in Aktualitet
Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga një adresë në Arabinë Saudite
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka reaguar lidhur me mesazhin elektronik kërcënues që mbërriti në disa institucione në Shqipëri, ku pretendohej se ishin vendosur lëndë shpërthyese dhe paralajmëroheshin akte terroriste.

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet paraprake rezulton se emaili është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Autoritetet bëjnë me dije se mënyra e dërgimit të mesazhit paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur kërcënime të ngjashme ishin dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Mesazhi kërcënues u dërgua në disa adresa të institucioneve shtetërore, mes tyre Kryeministria, ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Banka e Shqipërisë. Pas marrjes së tij, në Gjykatën dhe Prokurorinë e Fierit u morën masa sigurie, duke përfshirë evakuimin e ambienteve.

Policia e Shtetit bën të ditur se strukturat përkatëse po vijojnë verifikimet dhe veprimet hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, si dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Tags: Protestë
Previous Post

Polici tenton t’i heqë telefonin/ Shefi i Rendit debaton me gazetarin Stafa: Çfarë ke që filmon!

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga një adresë në Arabinë Saudite

Kërcënimet për bombë në institucionet shqiptare, Policia: Emaili u dërgua nga një adresë në Arabinë Saudite

October 19, 2026
Polici tenton t’i heqë telefonin/ Shefi i Rendit debaton me gazetarin Stafa: Çfarë ke që filmon!

Polici tenton t’i heqë telefonin/ Shefi i Rendit debaton me gazetarin Stafa: Çfarë ke që filmon!

October 19, 2026
Policia nuk është ‘milici private’ dhe Shqipëria nuk është prona jote

Policia nuk është ‘milici private’ dhe Shqipëria nuk është prona jote

October 19, 2026
Parlamenti Evropian reagon për protestat: Dënojmë dhunën, hetim për përdorimin e forcës policore

Parlamenti Evropian reagon për protestat: Dënojmë dhunën, hetim për përdorimin e forcës policore

October 19, 2026
Nis protesta edhe në Elbasan/ Gjimnazistët vërshojnë në rrugë

Nis protesta edhe në Elbasan/ Gjimnazistët vërshojnë në rrugë

October 19, 2026
“S’ka ambulanca, vetëm dhunë policore”/ Vullnetari i ndihmës së parë tregon momentet e vështira nga protesta

“S’ka ambulanca, vetëm dhunë policore”/ Vullnetari i ndihmës së parë tregon momentet e vështira nga protesta

October 19, 2026
“Nuk po bënim asgjë, policia erdhi të na shtypte me furgon”, adoleshenti denoncon dhunën

“Nuk po bënim asgjë, policia erdhi të na shtypte me furgon”, adoleshenti denoncon dhunën

October 19, 2026
Rama, nga frika e rinisë, po e kthen shtetin kundër popullit të vet

Rama, nga frika e rinisë, po e kthen shtetin kundër popullit të vet

October 19, 2026
“Stop dhunës!”/Të rinjtë “ndezin” Tiranën prej 7 ditësh, artistët në mbrojtje të protestuesve: Ndaloni marrëzinë para se familjet të vishen me të zeza

“Stop dhunës!”/Të rinjtë “ndezin” Tiranën prej 7 ditësh, artistët në mbrojtje të protestuesve: Ndaloni marrëzinë para se familjet të vishen me të zeza

October 19, 2026
Rama: Nuk iki! Deri në 2029-tën jam Kryeministër

Rama: Nuk iki! Deri në 2029-tën jam Kryeministër

October 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”/ Drejtuesi i ri i Ujësjellësit Durrës, Albi Lika, ultimatum vartësve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL