Real Madridi fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Sevillas në kampionat, por një episod i ndodhur në minutën e 22-të të takimit ka shkaktuar debate të shumta mes tifozëve.
Në qendër të diskutimeve ishte mesfushori turk Arda Güler, i cili goditi me bërryl një futbollist kundërshtar gjatë ndeshjes. Veprimi i tij ngriti pikëpyetje nëse lojtari i Real Madridit duhej të ndëshkohej me karton të kuq.
Pamjet e episodit u shqyrtuan edhe nga sistemi VAR, por gjyqtari vendosi të mos e ndëshkonte Gülerin. Turku nuk mori as karton të verdhë, një vendim që u bë menjëherë objekt diskutimi mes tifozëve.
Disa prej tyre shprehën habinë për faktin se mesfushori madrilen nuk u ndëshkua, duke vënë në pikëpyetje vendimin e arbitrit përballë një veprimi që mund të interpretohej si i rrezikshëm.
Pavarësisht polemikave, Real Madridi arriti të siguronte një fitore të thellë 4-1 ndaj Sevillas. Megjithatë, episodi me protagonist Arda Güler pritet të mbetet një nga momentet më të diskutuara të kësaj sfide.
Esta imagen está sacada de la señal más nítida que LaLiga ofrece actualmente: señal HDR a 50 fotogramas por segundo.
© SYRI.net
‘Lufta në Ukrainë, depresioni dhe dhimbja e ndarjes’, çifti i famshëm i tenisit i jep fund martesës
PSG, Luis Enrique pranon problemin: Na mungon një specialist i penalltive
Richarlison akuzon djalin e ish-presidentit të Brazilit: Më morën ishullin privat pa paguar asnjë qindarkëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: