Me afrimin e mesditës, protestuesit u mblodhën te Ministria e Arsimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë, për të shtatën protestë radhazi me thirrjet:
Rama në burg, Berisha në burg! Rama, jepe dorëheqjen!
Situata paraqitet e qetë, madje disa prej atyre që mbajnë maska ia morën valles. Të tjerë u ulën këmbëkryq para dikasterit të Arsimit. Disa të rinj që mbajnë flamuj kuqezi dhe bëjnë shqiponjën me duar. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë.
Efektivët e policisë kanë krijuar kordon.