Ministria e Shëndetësisë, përditësim mbi të paraqiturit në spital: 31 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore
Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim të ri lidhur me të lënduarit nga protesta e djeshme.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar, nga të cilët 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është e shtruar në spital.
Aktualisht, në SUT janë 2 protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta. Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar: 2 efektivë policie dhe 3 protestues.
Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve
Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikim i personave civilë në protesta
Kurbin, qarkullonte me makinë të blinduar, arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”
- 12:11 Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve
- 12:06 Marjana Koçeku letër të hapur diplomatëve: Hetim dhunës policore ndaj studentëve dhe identifikim i personave civilë në protesta
- 11:59 Kurbin, qarkullonte me makinë të blinduar, arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”
- 11:51 Nis grumbullimi i protestuesve në Tiranë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
- 11:41 Lorik Cana del në mbështetje të protestës: Studentët janë e ardhmja, institucionet të dëgjojnë kërkesat e tyre
- 11:25 Email-i për bombë në disa institucione, policia njoftim zyrtar