Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë nën kontrollin e Partisë Socialiste.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u pyet se përse nuk është parë asnjë prokuror në rrugët e kryeqytetit, pavarësisht përplasjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve.
Në përgjigjen e tij, kreu i PD-së e cilësoi Prokurorinë si një organizatë partie, ndërsa akuzoi institucionet për mosveprim përballë episodeve masive të dhunës.
Pyetje: Gjatë këtyre ditëve nuk kemi parë asnjë prokuror të vetëm në rrugët e Tiranës. Cili është komenti juaj?
Berisha: Janë në kontrollin e plotë të Partisë. Janë organizatë partie. Sjellje si ato ndaj demonstruesve, thyerje kockash e çarje kafkash, janë tortura publike që meritojnë dënimin më të madh. Por, natyrisht, kontrolli mbi Prokurorinë… Nëse Prokuroria do të kishte bërë detyrën, ju garantoj se Shqipëria nuk do të ishte sot kështu siç është.














