Ervin Demo: E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nuk justifikohet dhe shkelësit do përgjigjen para ligjit

19 Tetor 2026 | 12:52

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të sigurojë zhvillimin në menyre paqësore të tyre.

Demo nënvizoi se ndërhyrja e policisë do të bëhet vetëm kur është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin për të parandaluar aktet e dhunës, ndërsa u bëri thirrje protestuesve që shqetësimet dhe kërkesat e tyre t’i adresojnë përmes dialogut.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria mbetet e hapur për komunikim.

Deklarata e plotë:

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta respektojë dhe ta mbrojë atë.

Policia e Shtetit nuk do të jetë asnjëherë nxitëse e përplasjes me protestuesit. Detyra e saj është të garantojë zhvillimin paqësor të protestës, rendin dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërhyrja e Policisë do të bëhet vetëm kur është e nevojshme dhe e ligjshme për të parandaluar apo ndaluar aktet e dhunës, për të mbrojtur jetën, punonjësit e Policisë, qytetarët dhe pronën publike e private, gjithmonë në respektim të parimit të proporcionalitetit.

Protesta është një e drejtë demokratike. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e saj.

Qeveria mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog me protestuesit, në çdo kohë dhe për çdo shqetësim apo kërkesë që ata dëshirojnë të ngrenë. Ne besojmë se dialogu, dëgjimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë rruga për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje. Asnjë derë nuk është e mbyllur për dialogun dhe asnjë akt dhune nuk mund ta zëvendësojë atë.

Përgjegjësia për aktet e dhunës është individuale. Askush nuk mund të fshihet pas të drejtës për të protestuar për të justifikuar shkeljen e ligjit. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përgjigjet përpara ligjit, pa përjashtim.

Ne do të mbrojmë njësoj të drejtën për të protestuar, sigurinë e qytetarëve dhe autoritetin e ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me valën e protestave që kanë...
12:50 | 19/10/2026

I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje

Në Rrugën e Durrësit, konkretisht përballë Ministrisë së Arsimit ka folur një i ri lidhur me protestën e mbajtur në këto 7 ditë. Ai deklaron...
12:45 | 19/10/2026

Protestuesit sulmojnë me molotov Bashkinë Kurbin (VIDEO)

Protestuesit e mbledhur sot në Kurbin kanë sulmuar me molotov godinën e bashkisë, duke shkaktuar një zjarr në hyrje të saj. Grumbullime gjimnazistësh dhe studentësh...
12:44 | 19/10/2026