Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë disa vende të Evropës.
Në reagimin e tij, Berset përmend edhe Shqipërinë, duke u ndalur te shkaqet e pakënaqësive shoqërore, por edhe te ngjarjet e dhunshme që kanë shoqëruar disa prej këtyre tubimeve.
“Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë bërë virale. Pabarazi. Arsim. Strehim. Pa perspektiva. Një ndjenjë e të mos dëgjuarit. Dhe mes protestave paqësore, pati dhunë. Ndërtesa publike u sulmuan. Dyqane u plaçkitën. Njerëz të plagosur nga të gjitha anët. Së pari, u dhemb atyre që marshuan paqësisht. Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi i tyre u përket atyre. Nuk duhet të bëhet mjet politik i askujt. Meriton një përgjigje. Tundimi tani do të jetë të përgjigjemi vetëm me siguri. Kështu rrëshqet siguria demokratike në një demokraci sigurie. Pyetjet e tyre janë tashmë në zemër të Paktit të Ri Demokratik për Evropën”, ka shkruar Berset.
Ervin Demo: E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nuk justifikohet dhe shkelësit do përgjigjen para ligjit
I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje
Protestuesit sulmojnë me molotov Bashkinë Kurbin (VIDEO)
- 12:52 Ervin Demo: E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nuk justifikohet dhe shkelësit do përgjigjen para ligjit
- 12:45 I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje
- 12:44 Protestuesit sulmojnë me molotov Bashkinë Kurbin (VIDEO)
- 12:35 Raporti i DASH: Shqipëria përballoi sulmet kibernetike iraniane, SHBA ofroi 25 mln dollarë ndihmë për sigurinë kibernetike
- 12:25 Të shtëna me armë në Britani, plagoset një oficer policie! Arrestohen 4 të dyshuar
- 12:15 Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë