Aktualitet

Xhama të rinj te selia e PS pas gurëve nga protestuesit, shtohen forcat e policisë te godina e socialistëve

Janë vendosur xhamat e rinj sot në godinën e Partisë Socialiste, pasi një ditë më parë, në dy episode, protestuesit i thyen ato me gurë.

Ndërkohë, siç shihet nga pamjet dhe raportimi nga terreni i gazetarëve të Top Channel, që po ndjekin edhe sot nga afër të gjitha zhvillimet, në ambientet e jashtme të PS-së janë shtuar forcat e policisë.

Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë sulmit me gurë, u panë të dilnin nga godina rozë disa persona të maskuar, ndërsa në duar mbanin shkopinj druri, me të cilët tentonin të zmbrapsnin protestuesit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.